Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autostrada Tiranë-Durrës brenda vjeshtës do të bëhet me pagesë

Autostrada Tiranë-Durrës brenda vjeshtës do të bëhet me pagesë
May 16
12:30 2019

Brenda vjeshtës së vitit 2019, Minsitria e Infrastrukturës dhe Energjisë planifikon nënshkrimin e një kontrate koncesionare për autostradën Tiranë-Durrës, ku synohet që kalimi për automjetet të bëhet me pagesë.

Lajmi është bërë i ditur për “Tv Scan” nga ministrja Belinda Balluku, sipas të cilës projekti për këtë aks tashmë i është dorëzuar investitorëve dhe pritet vetëm shprehja e interesit nga ana e tyre.

Unë kohët e fundit kam patur kontakte me shumë investitorë të huaj. Ministria ka përgatitur fisha të veçanta për çdo projekt për të gjetur partneritetin e duhur, qoftë edhe nga pikëpamja e eksperiencave që investitorët e huaj kanë, por edhe nga pikëpamja e interesit të zhvillimit që ato kanë në vendin tonë. Kështu që, rruga Tiranë-Durrës është dorëzuar në duart e disa investitorëve të huaj që kanë treguar interes, pasi ai është aksi kryesor që lidh kryeqytetin me portin tonë ndërkombëtar. Ashtu sikurse dihet, ajo autostradë prek zonën industriale të Shqipërisë dhe jo vetëm Tiranën apo Durrësin. Kështu që, besoj edhe interesi nga ana e investitorëve, shumë shpejt do të jetë i shprehur. Ndaj mendojmë që të gjitha këto projekte, vjeshta do t’i gjejë në kohën e nënshkrimit të kontratave dhe të realizimit të tyre. “- tregon ministrja

Po sipas Ballukut, të gjithë projektet e rrugëve që synohen të jenë me pagesë, do të ketë dhe alternativën e tyre që mund të aksesohet falas: “Të gjitha rrugët që do të konsiderohen të futen në një koncesion me pagesë do të jenë rrugë që kanë alternativën e tyre. Kjo do të thotë që qytetarët mund të përdorin rrugën alternative, pa pagesë. Gjithashtu, ajo çfarë ne synojmë në projektet tona për rrugët me pagesë është që ndërtuesi apo investitori duhet të marrë përsipër dhe rehabilitimin e rrugëve ekzistuese. Ky është një element i ri që ne po mundohemi të futim në kontratat e reja dhe që normalisht do të ishte në favor të qytetarëve dhe të shtetit shqiptar, sigurisht.

Kërkesa e fundit vjen pas problematikës së shkaktuar në autostradën Milot-Morinë, ku nuk ka asnjë rrugë alternative dhe banorët e Kukësit janë të detyruar të paguajnë, ndonëse me tarifa të reduktuara. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje