Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autopsia tregon shkakun e vdekjes së Prince

Autopsia tregon shkakun e vdekjes së Prince
April 23
10:48 2016

 

Vdekja e muzikantit Prince pak ditë më parë ishte e papritur për të gjithë, pasi ai ishte në mes të një turneu botëror. Në fillim u mendua për një vdekje natyrale, por autoritetet e Minnesota-s dyshojnë për shkaqe të tjera, që çuan në vdekjen e Prince Rogers Nelson, prandaj do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për një autopsi të trupit të artistit të ndjerë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur zyra e policisë së qytetit ku u gjet i pajetë trupi i këngëtarit. Autoritetet gjithashtu kanë kërkuar informacione mbi jetën e tij dhe të dhëna mjekësore për të formuluar një raport përfundimtar, ku të radhiten shkaqet e vdekjes së këngëtarit të “Purple Rain”.

Prince u gjet i vdekur në ashensorin e studios “Praisley Park”, në Minneapolis, duke tronditur mbarë botën. Një numër i madh përkujtimoresh janë mbajtur pothuajse në çdo qytet të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shuarja e yllit 57-vjeçar bëri që albumet e tij të fundit të kryesojnë klasifikimet botërore këtë javë.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje