Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Australia, pretendente për të fituar Eurovizionin, por…ka një problem

Australia, pretendente për të fituar Eurovizionin, por…ka një problem
May 14
11:05 2016

Finalja e kompeticionit europian, Eurosong 2016, është pas pak orësh dhe të gjitha vendet finaliste po “dridhen”, ndërsa presin të mësojnë se cili do ta marrë trofeun me vete në fund të natës.

Një nga favoritet kryesore për të fituar Eurovizionin e këtij viti është Dami Im, përfaqësuesja e kontinentit australian në kompeticion.

Im përfaqëson kontinentin e largët me këngën “Sound Of Silence”, të cilën e performoi në gjysmëfinalen e dytë, të enjten, duke fituar biletën për në finale nga votat e publikut dhe jurisë profesioniste.

Kënga “Sound Of Silence” është shkruar nga Anthony Egizil dhe David Musumeci, të cilët shprehen optimistë  dhe shpresojnë për një fitore të Australisë në kompeticion.

“Sound Of Silence” është pretendentja e dytë më e madhe për kupën e Eurosong 2016, pas përfaqësuesit të Rusisë, Sergey Lazarev.

Nëse Im fiton Eurosong 2016, Australia do të kërkojë që një vend europian ta organizojë eventin në vend të saj, vitin tjetër.

 

Komento