Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Hoxha në një lidhje të re?

September 21
14:35 2016

 

Ish-miss-i dhe modelja Aurela Hoxha e ka lënë jetën e saj private jashtë vëmendjes së mediave kohët e fundit.

Në rrjetet sociale si SnapChat, Instagram apo Facebook ajo publikon vazhdimisht foto dhe video nga angazhimet e saj, kurse ditën e sotme ajo ka postuar në InstaStory një foto, e cila na ka bërë të mendojmë se ndoshta Aurela është në një marrëdhënie.

Fotoja e publikuar pak minuta më parë tregon modelen të shtrirë në një shtrat e deri këtu nuk ka asgjë të re. Ajo që na ka bërë të dyshojmë është fakti se fotoja është zbukuruar me disa emoji të cilat përmbajnë shprehet: “I’m sorry/Më vjen keq”, “My bae/Best bae, I dashuri im, i dashuri më i mirë”, “I love you/ Të dua”, “I miss you/Më mungon” dhe “See you soon/Shihemi së shpejti”.

Nuk e dimë nëse Aurela është në një lidhje dashurie dhe fotoja i dedikohet partnerit të saj të ri apo është thjesht duke provuar emoji-t dhe stickera-at e Instagram-it në një foto normale, por postimet e radhës do të na qartësojnë më shumë për këtë gjë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje