Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Hoxha në Maldive. Me kë po pushon ajo?

April 06
20:42 2016

aurela hoxha

aurela hoxha
Picture 1 of 3

Aurela Hoxha e kishte paralajmëruar se, së shpejti do të sillte koleksionin e saj të ri të bikinit, provokuese dhe seksi, ashtu sic shfaqet edhe vetë Aurela. Ashtu si edhe në koleksionin e saj të parë, prezantuar dy vjet më parë  ajo ka preferuar jo vetëm t’i stilojë ato, por edhe t’i ekspozojë me trupin e saj seksi. Ka disa ditë që Aurela po shpërndarë video në Snapchat e Instagram, e veshur me bikini të verdhë dhe vjollcë, të cilat janë stiluar nga vetë ajo dhe që e bëjnë të duket shumë hot. Aktualisht Aurela ndodhet në Maldive, vend i njohur për famën e udhëtimeve  romantike në çift. Por jo, edhe këtë herë, Aurela nuk ka një mashkull në krah të saj, që ta shoqërojë në këtë udhëtim. Si gjithnjë, ajo i ndan pushimet  me modelen Dorina Gegiçi, e cila e shoqëron pothuajse në të gjitha udhëtimet, aq sa kohët e fundit ky fakt ka rënë tepër në sy.

Duket se ajo po e shijon vendin dhe pushimet, edhe pse, nga videot e hedhura në rrjetet sociale të krijohet ideja që po e shfrytëzon ishullin e famshmëm edhe për të shkrepur disa poza me linjën e saj të rrobabanjove. Në një nga videot e shpërndara pak orë më parë, Aurela duket tepër sensuale, me lëkurën e nxirë buzë brigjeve të atij ishulli romantik,  teksa shijon muzgun.

Komento
Etiketimet
Shperndaje