Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Hoxha: Më ftojnë në evente botërore se kam investuar në karrierën time

Aurela Hoxha: Më ftojnë në evente botërore se kam investuar në karrierën time
June 05
15:37 2016

Një ndër personazhet e ftuar në emisionin “Elite Zone” të kësaj të shtune ka qenë edhe bukuroshja Aurela Hoxha, e cila është vënë disi në pozicionin e marrjes në pyetje nga ‘hetuesja’ Elita Rudi!

Temat që u prekën lidhen me karrierën e Aurelës, prezencën e saj në eventet e mëdha ndërkombëtare të modës dhe jo vetëm, operacionet plastike apo edhe një lidhje e re e përfolur së fundmi.

Një ndër gjërat më të diskutuara ka qenë edhe prezenca e saj në “amfAR Gala” apo edhe në eventet e tjera të organizuara në Kanë, për të cilat Aurela ka dashur të përgjigjet një herë e mirë:

“Mbrëmja “amfAR” nuk është me bileta, nuk mund të blesh bileta! Kjo mbrëmje është me donacione, pasi bëhet për një kauzë të caktuar. Darka atje është minimalisht 20.000 euro, të cilat unë sigurisht nuk i kam paguar! Tashmë prej vitesh kam bashkëpunime jashtë kufijve, duke qenë prezente në sfilata të mëdha mode. Duke pasur kontakte të mira tashmë edhe unë mund të jem në evente të tilla, ku realisht ftesat janë për figura të mëdha që i sjellin benefite mbrëmjes!” – i është përgjigjur Aurela pyetjes, se sa i ka kushtuar bileta për të qenë pjesë e një mbrëmjeje të tillë.

Më tej ajo ka shpjeguar se fotot me aktorin e famshëm Leonardo DiCaprio ishin të rastësishme, duke qenë se aty ishin shumë artistë!

Gjithashtu, ajo ka dashur të sqarojë dyshimet se vizitat e saj të shpeshta në Kosovë nuk lidhen aspak me ndonjë marrëdhënie të mundshme të saj me një djalë kosovar, pasi në të vërtetë është ‘single’!

Komento