Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Hoxha, imazhi zyrtar i “Albanian Open”

May 14
16:59 2016

Pasioni rreth fluturimit është një nga më të rrezikshmit, por ky sport po fiton terren edhe në Shqipëri.

“Albanian open” është eventi sportiv që bën bashkë të gjithë fansat dhe adhuruesit e lartësive. Ky event zhvillohet çdo vit ku njerëz të ndryshëm udhëtojnë me tandema në ajër që përdorin fuqinë e erës dhe hapjen e krahëve. Shqipëria është një terren i përshtatshëm për të ushtruar një sport të tillë, duke shfrytëzuar lartësinë e maleve dhe ky është një sport që po zhvillohet shumë me kalimin e kohës. Këtë vit ka pasur regjistrime rekord në garë, me rreth 111 pjesëmarrës nga i gjithë vendi. Kjo konsiderohet një garë interesante. Nga lart shikon tërë perlën e rivierës së jugut, plazhet e Dhërmiut, Himarës e Vlorës. Vetë fluturuesit e huaj dhe shqiptarë kanë përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme në këto fluturime mbi det. Këtë vit është zhvilluar kampionati i pestë i paragliding, i organizuar nga Alket Islami. Imazhi i këtij sporti për vitin 2016 ka qenë modelja e njohur Aurela Hoxha, e cila mbrëmjen e sotme do të jetë pjesëmarrëse në eventin ku do të ndahen çmimet kryesore.
Do të jetë vetë Aurela e cila do të dorëzojë çmimin e parë në duart e konkurrentit përkatës.  Në një video në Snapchat, modelja ka ndarë me fansat eksperiencën e saj duke na treguar momente nga përgatitja e ndarjes së çmimeve. Eventi do të transmetohet “live” në ekranin e televizionit Ora News. Kujtojmë se kampionati ka startuar më 10 maj dhe ka zgjatur 4 ditë.

Shperndaje