Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Gaçe: “Vajzës sime i pëlqejnë makinat, ninxhat por shoqëria jonë i ka treguar se e ka gabim”

Aurela Gaçe: “Vajzës sime i pëlqejnë makinat, ninxhat por shoqëria jonë i ka treguar se e ka gabim”
October 11
17:44 2017

Ndoshta shumë prej jush kanë vënë re se sot fotot e profilit të shumë miqve tuaj në rrjete sociale kanë marrë një tjetër ngjyrë. Kjo sepse sot është Dita Ndërkombëtare e Vajzave. Një nga personazhet që ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të dhënë mendimin e saj mbi këtë ditë, është këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe. Si gjithmonë, edhe sot Aurela ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm duke treguar saktësisht e me shembull konkret se çfarë është për të një vajzë me karakter të fortë e si reagon shoqëria jonë ndaj tyre.

“Çfarë do të thotë vajzë e fortë këtu në këtë shoqërinë tonë?
Ku vetë gruaja gjykon një tjetër grua nëse ajo është e fortë e vendosur, bën atë që i pëlqen pa marrë e kërkuar aprovimin e të tjerëve. “- shprehet këngëtarja.

Aurela ka treguar dhe ekperiencën e saj si nënë dhe si do i rrisë e edukojë ajo dy vajzat e saj, duke dashur mbi gjithçka veten.

“Mbase gratë nuk gjykojnë por thjesht aq dinë. Kanë krijuar në kokën e tyre një steriotip se si duhet të jetë vajza dhe automatikisht kthehen në armiket e para të “vajzës ndryshe nga ato ” . Psh. Vajzës time i pëlqejnë makinat, ninxhat ….dhe që kaq e vogel sa është , asaj, shoqëria jonë i ka treguar se e ka gabim.
Se vetem çunat duhet t’i pëlqejnë këto gjera. Se gocat luajnë vetëm me princesha.
Emm përgjigjen e kanë marrë turinjve nga mami, pa merak.
Por ajo që unë kam bërë, përveç flakërimes turinjve kundrejt injorancës, I kam treguar fëmijës tim të luajë me çfarë asaj i pëlqen, të veshë çfarë ajo do, se është ok të luajë me makina e të gjuajë top e të luajë me ninxha sepse këto jane për çunat dhe për vajzat e forta.
Ajo është kaq e vogël e që tani Ne, i fusim në kokë gjëra që nesër mund ta dëmtojnë.
Unë si prind i saj ja dola duke bërë çfarë ndjeja vetë… edhe pse shoqëria jonë më tregonte se duhej të isha pak më.ndryshe për të qenë ok me mendësi e tyre …e di qe kam punë perpara, sepse ja dola vetë por e di që përditë fëmija do të shoqërohet nga të njëjtat shprehje…
Po unë do t’u mësoj vajzave të mia që nëse dikush u tregon se si duhet të jenë, të vazhdojnë të jenë vetja e t’a duan veten me gjithçka. “,- shkruan Aurela ndër të tjera. /Blitz.al/

Shperndaje