Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Gaçe: Talentet e “Gjeniut të vogël” hedhin “tuç” shumicën e këngëtareve të sotme

Aurela Gaçe: Talentet e “Gjeniut të vogël” hedhin “tuç” shumicën e këngëtareve të sotme
June 13
18:48 2016

Ankohemi shpesh për atë çka i serviret publikut në ditët e sotme si vlerë, duke iu referuar fushave të ndryshme.

Pseudo-këngëtarët, pseudo-aktorët, pseudo-artistët janë në rend dite, por në fakt jemi po ne që e lejojmë veten të “ngopemi” nga elementë të tillë, ndërkohë që talentet e vërteta qëndrojnë në hije, pa marrë rëndësinë e duhur.

Një temë e tillë e ka frymëzuar edhe këngëtaren Aurela Gaçe (jo për të parën herë) që t’u kushtojë gjithë vëmendjen e saj vajzave të vogla, finaliste të spektaklit “Gjeniu i vogël”, që përfundoi këtë fundjavë.

Në profilin e saj në Facebook, Aurela ka postuar me radhë tre interpretime të konkurrenteve, për t’u shprehur me emocion rreth talentit dhe aftësive të tyre e për t’u dhënë një mesazh të gjithëve të shijojnë dhuntitë e vërteta e jo “të famshmit” e sotëm, siç ajo ironizon të tjerë persona.

“I ftoj “the cool singers” të bëjnë një betejë me Klestën, Marjanën, Argisën, e të gjithë finalistet… Jam e bindur që ua marrin garën që në raundin e parë”, – shkruan Aurela, për të vënë në lojë këngëtaret jo të vërteta, sipas saj, e për të inkurajuar këdo që gëzon një aftësi të veçantë.

Etiketimet
Shperndaje