Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Gaçe përsëri te “Kënga magjike”? Ja ç’thotë mamaja e saj

Aurela Gaçe përsëri te “Kënga magjike”? Ja ç’thotë mamaja e saj
September 21
17:33 2016

E ftuar në puntatën e parë të “E diela hqiptare” ishte Aurela Gaçe, e cila i dhuroi publikut një intervistë shumë intime lidhur me karrierën, familjen dhe planet për të ardhmen.

Epo, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Aurela ka marrë mikrofonin e këndoi disa prej këngëve të saj më të njohura, paçka se është në muajin e 6-të të shtatzënisë.

Ditën e sotme, artistja ka shpërndarë një video-kolazh në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet duke kënduar këngën fituese të edicionit të kaluar të “Kënga magjike”, “Akoma jo”.

Pas kësaj shfaqet mamaja e saj, e cila shprehet për pjesëmarrjen e Aurelës në festivalin “Kënga magjike”: “Aurela? Prite vitin tjetër. Pas lindjes! Ku rri ajo pa kënduar!”

Siç dihet, pas fitores për herë të tretë të çmimit të parë në KM, Gaçe u shpreh se nuk do të marrë pjesë në festival. Shpresojmë që e ëma e Aurelës të ketë të drejtë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje