Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Gaçe: “Nuk doja djalë apo vajzë, por thjesht një fëmijë”

Aurela Gaçe: “Nuk doja djalë apo vajzë, por thjesht një fëmijë”
July 23
21:18 2016

Nuk ka kaluar kohë e gjatë që kur Aurela na bëri të ditur lajmin e mirë se do të bëhej nënë për herë të dytë.

Kurse sot ajo ka shpërndarë foton e një veshjeje në ngjyrë të zezë, të zbukuruar nga germat shumëngjyrëshe, të cilat formojnë fjalën “Princess”. Kjo dhe fjalitë që e shoqërojnë foton ishin mënyra e veçantë e artistes për të deklaruar se fëmija që pret është një vajzë.

Blitz.al kontaktoi me Aurelën për ta pyetur nëse ishte e lumtur që do t’i dhuronte Grace-t të vogël një motër apo do të donte që t’i kishte dhuruar një vëlla.

“Unë jam një njeri që s’ka mentalitete, sidomos kur vjen puna te fëmijët”, – shprehet këngëtarja e “Shpirt i shpirtit tim” për Blitz.al. “Nuk shoh ndonjë ndryshim midis vajzës dhe djalit, prandaj nuk dua të bëj diferencime të tilla. Mua më mjafton të jetë mirë me shëndet dhe të dalim shëndoshë e mirë të dyja. Doja një fëmijë dhe ja, Zoti po ma jep një”.

“Ja, shoh veten time. Edhe pse isha vajzë kam bërë të gjitha ato që kam dashur. Të qenit vajzë nuk më ka penguar kurrë. Madje ka djem që nuk kanë arritur të bëjnë ato që kam bërë unë. Kjo gjë më bën të mos kem paragjykime të tilla”, – thotë Aurela.

Pas këtyre fjalëve të artistes nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë një shtatzëni të mbarë e të shëndetshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje