Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Gaçe: Nënat dhe gjyshet tona mund t’i quash vetëm…

Aurela Gaçe: Nënat dhe gjyshet tona mund t’i quash vetëm…
October 06
11:33 2016

Aurela Gaçe poston shpesh në rrjete sociale shqetësime të ndryshme apo situata nga jeta e përditshme. Këngëtarja është në pritje të fëmijës së saj të dytë, që është vajzë. E interesuar për periudhën e shtatzënisë, që aktualisht Aurela po e jeton, sot këngëtarja ka ngritur një pyetje në Facebook-un e saj: Si ia bënin gjyshet tona që bënin shumë fëmijë në kushte varfërie, merreshin me të gjitha punët e shtëpisë dhe nuk i ndihmonte askush?
Aurela ka zgjedhur të bëjë një krahasim midis tre brezash mes gjyshes, nënës dhe vetes gjatë periudhës së shtatzënisë. Ndryshimet hormonale, dhembja e këmbëve, psikologjia, vështirësia për të lëvizur gjatë shtatzënisë përfshijnë çdo femër, por këngëtares i bën çudi se sa të forta kanë qenë gjyshja dhe nëna e saj që ishin në po të njëjtën situatë si ajo, por bënin punë të rënda.
“Kush i ka ndihmuar ato, për shembull, të lidhnin këpucët ndërsa barku u rritej përditë në pritje të një fëmije tjetër?
Burri s’e besoj, vjehrra jo e jo. Kur u dhembnin këmbët, kush kujdesej për to? Nuk besoj se u ka bërë masazh dikush aty në shtëpi, pasi duhej të ishin në këmbë për punët e tjera.
Po ato të shkretat që merrnin lopatën që në mëngjes dhe ndërkohë që duhej të arrinin normën e ditës, mund të ishin të këputura, pa fuqi pasi ishin të fundit që kishin rënë në gjumë në natë më parë e duke qenë shtatzëna, arrinin t’i bënin të gjitha. Edhe të paushqyera. Dhe të mos flasim për ndryshimet hormonale që të bëjnë të qeshësh e të qash njëherazi… kush i ka kuptuar edhe nëse e kanë bërë?
Ndërsa ne? Ne? Ehu, ne… ne përkëdhelemi me shumë eeeeeee. Gjithë familja sytë te ne. Dhe sa na pëlqen! Me vitamina e me receta nga më të fundit… ehu ne!
Edhe ne ankohemi më shumë. Ato kurrë s’e bënin. Po edhe po ta bënin, kush i dëgjonte?”
Për Aurelën ka vetëm një fjalë se si mund t’i quash gjyshet dhe nënat: heroina.
“Hero nuk quhet vetëm ai që jep jetën për atdheun. Vetëm një moment të mendosh për çdo gjë që kanë kaluar nënat tona dhe është e pamundur të mos ndjesh respektin e dashurinë më të madhe për këto heroina të jetës”,- ka përfunduar Aurela./Blitz.al/

Shperndaje