Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Gaçe në “Thumb”: Ja çfarë do të kisha bërë po të isha njohur më shpejt me Skerdin…

Aurela Gaçe në “Thumb”: Ja çfarë do të kisha bërë po të isha njohur më shpejt me Skerdin…
September 10
20:57 2016

Në intervistën për emisionin “Thumb” të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, këngëtarja Aurela Gaçe ka treguar disa detaje më tepër rreth raportit të saj me bashkëshortin, Skerdin.

Fillimisht këngëtarja ka treguar se atë dhe Skerdin e lidh ndjenja e dashurisë, ndaj çdo fjalë që mund të thuhet nga “gojët e liga” për faktin që Aurela është më e madhe në moshë se ai, kjo ndjenjë e madhe e hedh poshtë.

Por më tej, e pyetur nga gazetaret nëse Aurela ka në plan të bëjë edhe ndonjë fëmijë tjetër pas bebes që janë duke pritur aktualisht, këngëtarja përgjigjet se nëse do ta kishte njohur Skerdin më parë ajo me siguri do të kishte bërë plot 4 fëmijë.

Ndërsa për sa i përket gjinisë së fëmijës, ajo thotë se njerëzit donin që Aurela të kishte edhe një djalë, por ajo dhe Skerdi nuk janë shqetësuar aspak ky fakt, pasi u pëlqen shumë që do të kenë dy vajza. /Blitz.al/

Shperndaje