Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Gaçe: “Ndihem e fyer nga artistët e rinj”

April 22
18:02 2016

Aurela Gaçe njihet për mënyrën e saj të drejtpërdrejtë të të shprehurit, si dhe për natyrën pa komplekse.

Këtë gjë e tregon në çdo dalje publike dhe së fundmi edhe në rrjetet sociale.

Para pak minutash ajo ka postuar në Instagram cover-in e albumit të saj të vitit 2000, ku ka shkruar:

Cover-albumi. Viti 2000.

Kemi bërë shumë eksperimente, edhe pse nuk kishim kushtet e sotme.

A e dini pse i nxjerr këto? Sepse shpesh duket sikur vetëm sot ka modë, vetëm sot ka muzikë, vetëm sot krijohet. Jo! Jo! Sigurisht, përpara nesh kanë ekzistuar të tjerë. E do të vijnë shumë të tjerë më pas.

Hajt tung e për të mira u pjekshim!

Për të mos u mjaftuar me kaq, ylli i muzikës shqiptare ka treguar se ndihet e fyer nga artistë të rinj, të cilët nënvlerësojnë artistët e vjetër. Këtë gjë e ka bërë duke u kthyer komente disa prej atyre që i kishin shkruar: “Shpesh ndihem e fyer. Nga brezi i artistëve që vjen, duke na parë sikur të jemi demode, se ne jemi “old”, ne nuk jemi me kohën. Edhe nga gazetarët e rinj. Ndoshta nuk na njohin mirë, por duhet të bëjnë detyrat përpara se të shkruajnë diçka për ne. Ndonjëherë fyhem. Ndonjëherë qesh… nejse. Ndonjëherë edhe shpërthej e ndonjëherë më vjen t’u them “kiss this… “.

 

Etiketimet
Shperndaje