Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Gaçe kthehet në origjinë

April 26
17:38 2016

Aurela Gaçe ka postuar pak më parë një video në Instagram, ku duket se është duke regjistruar një këngë të re. Këtë herë, ajo është duke bërë një baladë dedikuar nënës të saj.

E kontaktuar nga Blitz.al, këngëtarja ka thënë: “Kjo është një këngë tradicionale. Mund t’i këndoj nënës në çdo lloj forme, por në këtë mënyrë më duket sikur i shkoj shpirtit thellë në çdo skutë”.

Aurelën e kemi parë të këndojë në rryma të ndryshme. Ajo kalon nga një rrymë në tjetrën dhe këtë e bën për qejfin e saj. Duke qëndruar larg rrymave që dalin në treg, preferon të bëjë zgjedhjet e saj për sa i përket muzikës.

Ajo ka thënë se nuk ka dëshirë të ketë lidhje me modën  dhe preferon të zgjedhë rrymën që asaj i pëlqen, jo atë që është trend.

Aurela, në bashkëpunim me Adrian Hilën, Nexhip Serën dhe “Maxproductional”, së shpejti do të publikojë këngën e saj më të re.

Etiketimet
Vip
Shperndaje