Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Gaçe konfirmon shtatzëninë: “Faleminderit që respektuat këtë lajm delikat për mua!”

Aurela Gaçe konfirmon shtatzëninë: “Faleminderit që respektuat këtë lajm delikat për mua!”
July 02
12:28 2016

Kishin qarkulluar lajme për javë të tëra për një shtatëzani të mundshme të Aurela Gaçes me fëmijën e saj të dytë, por deri dje asgjë nuk ishte pranuar, qoftë nga Aurela, qoftë nga Skerdi.

Por, sot Aurela vendosi ta ndajë me të gjithë ne lajmin e mirë. PO! Ajo është shtatëzënë:

“Për miqtë e mi e gjithë ndjekësit e mi. Besoj se tani erdhi momenti të ndaj me ju një ndjesi që nuk përshkruhet me fjalë por vetëm përjetohet.

Unë e Skerdi jemi në pritje të fëmijës së dytë. Jam vetëm 15 javëshe( 3 muaj e 3 javë), e nuk më dukej e udhës të bëja publike diçka kaq delikate përpara se të kalonin ato muaj që mund të quhen edhe të rrezikshëm për një shtatëzani.

I uroj vetes vetëm të jemi mirë bebi e unë deri në fund.

E me këtë rast, I uroj me shpirt të gjitha ato familje që presin të bëhen prindër, të kenë shëndet e jetë. Paçi bekime.

I falenderoj miqtë e mi gazetarë që kanë respektuar një lajm kaq delikat për një nëne. Sigurisht nuk di c’të them për ata që kanë abuzuar me diçka të tillë, deri duke nxjerre lajme se jam në muajt e fundit e deri duke nxjerrë edhe ditën e lindjes duke mos e respektuar aspak as shëndetin tim as të fëmijës. Megjithatë në fund të fundit ajo që ka rendësi është vetëm shëndeti.

Paçim shëndet e jetë. Kaq!”

 

Një lajm kaq të bukur vetëm Aurela mund ta bënte në këtë mënyrë origjinale.

Ne i urojmë Aurelës një shtatëzani të mbarë dhe të shëndetshme, jo vetëm për të, por edhe për bebin që pritet të vijë në jetë.

 

Per miqte e mij e gjithe ndjekesit e mij. Besoj se tani erdhi momenti te ndaj me ju nje ndjesi qe nuk pershkruhet me fjale por vetem perjetohet. Une e Skerdi jemi ne pritje te femijes se dyte. Jam vetem 15 javeshe( 3 muaj e 3 jave) dhe nuk me dukej e udhes te beja publike dicka kaq delikate perpara se te kalonin ato muaj qe mund te quhen edhe te rrezikshem per nje shtatezani. I uroj vetes vetem te jemi mire bebi e une deri ne fund. E me kete Rast, I uroj me shpirt te gjitha ato familje qe presin te behen prinder, te kene shendet e jete. Paci bekime. I falenderoj miqte e mij gazetare qe kane respektuar nje lajm kaq delikat per nje nene. Sigurisht nuk di c’te them per ata qe kane abuzuar me dicka te tille, deri duke nxjerre lajme se jam ne muajt e fundit e deri duke nxjerre edhe diten e lindjes duke Mos e respektuar aspak as shendetin tim as te femijes. Megjithate ne fund te fundit ajo qe ka rendesi eshte vetem shendeti. Pacim shendet e jete. Kaq 😍. Falenderoj Zotin per kete bekim e dhurate pa cmim. Ja u uroj me shpirt te gjithe atyre qe mezi e presin t’u vije ne jeten e tyre ky bekim.

A photo posted by Aurela Gace aG (@aurelagaceofficial) on

Shperndaje