Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Gaçe: Ja kur fiton Skerdi

Aurela Gaçe: Ja kur fiton Skerdi
April 12
17:06 2016

Edhe pse rrjetet sociale të Aurela Gaçes janë të mbushura me foto e video të performancave të saj “live”, ylli i muzikës shqiptare nuk harron të postojë edhe foto me bashkëshortin e saj, Skerdin. Kuriozitet në këto postime ngjall stili i çiftit. Dhe blitz.al ka arritur të hyjë “brenda gardërobës” së këngëtares dhe bashkëshortit të saj, duke zbuluar disa fakte tepër interesante rreth këtij stili, nisur edhe nga gara që ka hapur Aurela në foton e fundit të hedhur në profilin e saj në Facebook.

Kush ka më shumë kapele?

 -Unë kam  shumë kapele për shkak se i përdor dhe më shkojnë edhe me look-un. Por ama Skerdi ka më shumë.

Sa copë?

 – Shumë, s’e di, nuk i kam numëruar.

Ke përdorur ndonjëherë aksesorë për të personalizuar kapelat e Skerdit, siç ke bërë të tuat?

-Temina dhe gurë për Skerdin? Jo, nuk bëhet fjalë (qesh). Vetëm të miat i stilizoj sipas dëshirës. Të Skerdit jo.

Kush ka më shumë këpucë?

-Nga profesioni që kam, normalisht më shumë unë. Tani, dua apo s’dua këpucët duhet t’i kem me shumicë sepse përveç përditshmërisë më duhen edhe për skenë e daljet publike.

Sa palë afërsisht?

-Janë shumë, por se si më duket të flas me shifra (qesh).

  Kur qëndroja me prindërit e mi, babai gjithmonë më shihte këpucët dhe më pyeste se ç’ndryshim  kishin një palë këpucë nga një palë të tjera (qesh).

Sa dollapë ke zënë ti me rrobat e tua dhe sa Skerdi?

–  Unë zë të gjitha hapësirat e mundshme, kurse Skerdi zë aq sa mund t’i duhet një djali. Unë jam femër. Më thoni pak, kush është ajo femër që nuk zë gjithë gardërobën në shtëpi, aq më tepër që, siç edhe e kam përmendur, për shkak të profesionit më duhen shumë veshje… llogaritë bëjini vetë.

Cili është aksesori me të cilin Skerdi gjithmonë të mund?

-Shamitë e kokës. Ai ka plot sepse i përdor shumë, unë kam por nuk është se i vë shpesh. Kështu që le të themi që edhe këtu fiton Skerdi (qesh).

Merr shpesh gjëra nga gardëroba e tij?

-Nga gardëroba e Skerdit marr xhinset. Nuk i bie në qafë, se këmishët p.sh. nuk ia vesh sepse kam të miat, por edhe sepse nuk janë të stilit tim.

Po nga e Grace-it?

-Asaj i marr lulet e kokës dhe fjongot, janë kaq të bukura (qesh) dhe shpesh shkojnë me pjesën tjetër të veshjes.

Cili look i yti i pëlqen më shumë Skerdit?

-Atij i pëlqej gjithmonë, sido të jem. Skerdi nuk ka problem asnjë lloj look-u, por ama duhet të them që i pëlqejnë më shumë ndryshimet ekstreme. Nuk më koncepton dot si një vajzë të thjeshtë, siç nuk do jem kurrë në fakt. Ai më ka pranuar mua bashkë me xixat e mia (qesh).

 Të bezdisin komentet që nuk pëlqejnë look-un tënd?

– Më saktë do të thosha më çudisin, jo më bezdisin. Dhe habitem sepse them me vete: Akoma nuk u mësuan me mua?! Kohë më parë edhe mërzitesha, por tani them: “Bjeri se i bie bukur!”. Për ata që mendojnë se duken si të dalë nga fabrika dhe që nuk pranojnë se jemi unikë e ndryshe, është e kotë edhe thjesht t’u kushtosh vëmendje e jo më të bezdisesh.

Një mesazh nga Aurela për ata që guxojnë, por kanë frikë nga paragjykimet?

-Mesazhin e jap çdo ditë duke e jetuar jetën time në maksimum. E kanë modelin para syve. Dua t’u them se nuk duhen paratë dhe luksi për të jetuar mirë apo edhe shumë mirë, mjafton të ndihesh mirë me veten në radhë të parë. Unë personalisht nuk bëj jetë luksi, unë marr kënaqësi kur bëj atë që dua. E jetoj jetën time sot. Të nesërmes nuk i dihet, jeto sot, jeto tani!

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje