Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Gaçe: Djalë apo vajzë? Nuk i kuptoj kurrë ata njerëz që bëjnë zgjedhje në gjininë e fëmijës

Aurela Gaçe: Djalë apo vajzë? Nuk i kuptoj kurrë ata njerëz që bëjnë zgjedhje në gjininë e fëmijës
October 24
10:55 2016

Aurela Gaçe është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Tashmë këngëtarja e ka zbuluar gjininë e bebes dhe është vajzë. Megjithatë, ajo është ndeshur me një nga paragjykimet më të mëdha shqiptare, mund të themi: dëshira e shumë prindërve për të bërë djalë.

Përmes një statusi në Facebook, Aurela ka treguar se nuk i ka kuptuar kurrë ata njerëz që bëjnë përzgjedhje edhe në gjininë e fëmijëve të tyre.

“Nuk i kuptoj dot ata njerëz që duan edhe përzgjedhje në gjini; ata që më pyesin se çfarë pres e thartojnë turinjtë kur marrin vesh që brenda meje rritet një vajzë. A thua do ta rrisin ata!
A thua do ta kenë ata “barrën” për ta edukuar siç duhet që të përballojë jetën!
Unë vajzë linda e nuk më ka penguar asgjë të bëja realitet gjithçka doja për veten time.
Mund ta kisha më të lehtë në një shoqëri si e jona nëse do të isha djalë? S’e besoj”,- shkruan Aurela.

Duke dashur të tregojë se gjinia është gjëja më pak e rëndësishme, ajo ka sjellë shembullin e saj se si një vajzë ka arritur t’ia dalë.

“Shumë mundësi do të kishte të bëja karrierë si “i forti i lagjes”. Ose mundet përsëri në skenë të bëja diçka. Por Zoti nuk bën gabime dhe ai zgjodhi të isha kështu. Mund të jesh djalë e t’i sjellësh probleme familjes e po ashtu të jesh vajzë e të bëhesh krahu më i fortë i familjes tënde. Ose anasjelltas”.

“Edhe sikur të sillja në jetë 10 vajza do të isha njeriu më i lumtur, sepse do të sillja jetë tjetër.
Do të thosha vetëm: Zot, faleminderit!”- ka përfunduar këngëtarja./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje