Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aurela Gaçe, dedikim special për ditëlindjen e Grace: Çdo gjë që ne bëjmë merr emrin tënd…

Aurela Gaçe, dedikim special për ditëlindjen e Grace: Çdo gjë që ne bëjmë merr emrin tënd…
November 12
11:38 2016

Ndër shumë postime të sajat në rrjetet sociale, ditën e sotme Aurela Gaçe ka dashur të ndajë me ndjekësit një ditë speciale për të.

Vajza e saj, Grace, sot mbush 5 vjeç dhe mami Aurela nuk i kursen aspak fjalët për të kujtuar edhe momentet e para që e ka mbajtur në  krahë.

“Si sot në këtë orë, 5 vjet më parë, të mora në duar bashkë me babin tënd e që nga ai moment jetët tona ndryshuan kuptimin. Çdo gjë që bënim dikur e bënim për vete. Tani çdo gjë që ne bëjmë merr emrin tënd – emrin Grace, Hiri i Perëndisë”, – shkruan Aurela, e cila nuk e beson se sa shpejt kalojnë ditët, ndërkohë që është në pritje të vajzës së saj të dytë, e cila vjen në jetë për pak javë.

“Të duam shumë, o diamanti që i dhe kuptim çdo sekonde që marrim frymë!” – e mbyll postimin këngëtarja krahas fotos së të bijës, ndërkohë që të shumta janë komentet e urimit nga ndjekësit e saj. /Blitz.al/

aurela

Komento
Shperndaje