Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aulona dhe Fatma, prezantuese të sfilatës më të veçantë që është parë ndonjëherë në kryeqytet!

Aulona dhe Fatma, prezantuese të sfilatës më të veçantë që është parë ndonjëherë në kryeqytet!
March 19
21:51 2018

Tashmë jemi mësuar që çdo muaj kryeqyteti ynë të ketë nga një sfilatë (demode) mode, ku prezantohen koleksione të reja, dizanjo të rinj, linja veshjesh të pa para ndonjëherë.

Edhe pse tematika ndryshon, sërish këto sfilata kanë shumë të përbashkëta, qoftë nga organizimi, qoftë nga pjesëmarrësit.

Ama, data 21 mars do të sjellë në kryeqytet një sfilatë që nuk është parë asnjëherë në Shqipëri.

Qëndra “Jonathan” do të sjellë në Tiranë në këtë datë eventin të quajtur: “çfarë i sjell unë komunitetit tim”, ku do të sfilojnë modele me sindromën Down. Pjesë e sfilatës që do të mbahet në Pallatin e Brigadave do të jetë edhe Madaline Stuart, modelja e parë me këtë sindromë që ka sfiluar edhe në “New York Fashion Week”.

Krahas modeleve të “Grace Models” do të sfilojnë edhe modelet e qendrës “Jonathan”. Kjo sfiletë vjen për herë të dytë pas prezantimit më parë të koleksionit të Stela Sallakut.

E veçanta e kësaj sfilate është se Madaline do të jetë vetë stiliste e këtij koleksioni tërësisht për fëmijë dhe do të prezantohet denjësisht nga fëmijët e qendrës “Jonathan”.

Pjesëmarrësit do të jenë nga fusha të ndryshme, politikë, art, kulturë, diplomaci etj, përfshirë edhe presidentin e vendit, Ilir Meta.

Kjo vjen në kuadër të Ditës Botërore të Personave me Sindromën Down dhe eventi do të moderohet nga Aulona dhe Fatma, të cilat do të ulin “thumbat” për pak kohë dhe do të japin një sfilatë që do të mbetet gjatë në kalendarin e eventeve të Tiranës.

Prandaj, me 21 mars të gjithë sytë do të jenë në Pallatin e Brigadave! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje