Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Audio/Foto) Jay Z: “Jam një djalë nga getot që shpreson të mos qëllohet”

July 08
18:50 2016

 

Nisur nga zhvillimet e fundit të ndodhura në Lousiana dhe Minnesota, ku policë të bardhë vrasin me gjakftohtësi të rinj me ngjyrë, Jay Z ka publikuar një këngë dhe një deklaratë për kauzën #BlackLivesMatter.

“Spiritual” quhet kënga e publikuar në Tidal, e cila mund të dëgjohet edhe nga personat që nuk kanë një abonim në rrjet. “Nuk jam i dëmshëm/Thjesht një djalë nga lagjja/Me duart lart/Me shpresën për të mos u qëlluar/”, – thotë reperi në një nga frazat e këngës. Kënga është projekti i parë muzikor i Shawn Carter (Jay Z) në 3 vite, pas publikimit të albumit të vitit 2013, “Magna Carta”.

Ndërkohë, në deklaratën e publikuar bashkë me videon, reperi nga Brooklyn ka thënë se këngën e kishte gati që në kohën kur u vra Mike Brown, por kishte vendosur ta publikonte më vonë: “E kam bërë këtë këngë kohë më parë, por nuk e përfundova kurrë. PUNCH më tha ta publikoja, por fatkeqësisht, i thashë, kjo çështje do të jetë gjithmonë e pranishme në jetën tonë. Më lëndon fakti që e dija se vdekja e tij nuk do të ishte e fundit”.

Ai ka shtuar: “Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer nga kjo Amerikë – duhet të ecim përpara. Ne nuk po ecim”.

“Unë i besoj Zotit dhe e di që gjithçka ndodh për një të mirë, por mik… është goxha e vështirë tani. Lutje dhe bekime për familjet që humbën të dashurit e tyre nga brutaliteti i policisë!” – shkruan Jay Z.

Krijuesi i “Niggas in Paris” e ka mbyllur deklaratën e tij me një shprehje të Frederick Douglass, në të cilën thuhet: “Ku drejtësia është mohuar, ku varfëria është e imponuar, ku injoranca mbizotëron dhe ku një klasë sociale detyrohet të besojë se shoqëria është pjesë e një konspiracioni që e shtyp, e grabit dhe e degradon atë, asnjë person apo pronë nuk është e sigurt”.

Jay Z është vazhdimisht i përfshirë në protestat dhe aktivitetet kundër racizmit, bashkë me të shoqen e tij, Beyonce, që nga viti 2013 e deri ditët e sotme.

Etiketimet
Shperndaje