Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Audio) Nicki Minaj, një version femër i Jay Z

(Audio) Nicki Minaj, një version femër i Jay Z
September 05
09:43 2016

Nicki Minaj ka publikuar papritur këngën e saj më të re në SoundCloud, të titulluar “The PinkPrint Freestyle”, të dielën mbrëma, duke surprizuar të gjithë admiruesit e saj.

Në plot 6 minuta, Nicki na jep një rep të zjarrtë nën ritmin e “Ooouuu” të Young M.A dhe “Paper Planes” të M.I.A-s, por si fillim ajo përshëndet Lil Wayne dhe e krahason veten me Jay Z-në.

“Jam version femër i Jay-t”, – thotë reperja. “Unë jam një lloj i veçantë sipas atyre që më dëgjojnë/Po, turet e mia shiten të gjitha që në ditën e parë/ Plus që mbaj titullin “Mbretëreshë” / Shtyp “replay”/.”

Fansat nuk kanë dëgjuar këngë të reja nga Minaj që nga publikimi i “The Pinkprint”, i cili përmbante hite si “Only”, “Anaconda”, “Night Is Still Young”, “Truffle Butter” etj.

Së fundmi, reperja u shfaq në videon e “Side to Side” të Ariana Grande-s dhe performoi bashkë me të në VMA 2016.

Etiketimet
Shperndaje