Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ato që nuk dini për emisionin më të ri në Top Channel

Ato që nuk dini për emisionin më të ri në Top Channel
October 18
12:34 2016

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:50, Top Channel do t’i prezantojë publikut shqiptar një emision të ri mjaft interesant dhe zbavitës. Ky “quiz-show” do të titullohet “Të gjithë për një” dhe pjesa më interesante është se edhe fëmijët do të jenë pjesë e këtij programi.

Fëmijët do të luajnë rolin e ndihmësve të të rriturve pjesëmarrës,  sepse pyetjet që do t’u bëhen atyre do të variojnë nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Ky program argëtues do të jetë një mundësi shumë e mirë për të gjithë konkurrentët për të fituar para.

Ja disa prej rregullave që ne të Blitz.al kemi mësuar paraprakisht:

  • Konkurrenti ka mundësi që të tërhiqet që në pyetjen e katërt dhe të marrë të gjitha paratë e grumbulluara deri në atë moment, kjo sepse në pyetjet e mëvonshme nuk i ofrohet më kjo mundësi.
  • Nëse konkurrenti kalon me sukses pyetjen e pestë, i ka siguruar 1 milion lekë (të vjetra) edhe nëse më pas digjet.
  • Çmimi i madh për fituesin e të 10 pyetjeve është 20 milionë lekë të vjetra (pra dyfishi i pyetjes së 10-të).

Ky program i ri është përshtatur në versionin shqiptar nga “quiz-show” të ndryshëm nëpër vende të tjera, por duke shtuar elemente nga vetë autori Denard Xhillari.

Siç ishim mësuar të martave që ndiqnim Eno Popin në programin “100 milionë”, sërish Eno do të drejtojë edhe “Të gjithë për një”.

Me siguri që ky do të jetë një emision me pritshmëri të lartë nga publiku dhe fëmijët do t’u shtojnë lezetin ekraneve në të gjitha shtëpitë e shqiptarëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje