Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Atëherë kur nuk pritej, reperi shqiptar i jep fund beqarisë!

August 14
09:02 2019

Dy ditë më parë u zbulua se reperi nga Tetova, Samir Selimi i njohur me emrin e artit S4MM është në një lidhje me një vajzë bukuroshe shqiptare me banim në Zvicër, Filis Ismaili.

Menjëherë sapo u bë publik lajmi i lidhjes së tyre, Filis e bëri privat profilin e saj në Instagram.

Mirëpo, sipas “Prive”  S4MM dhe Filis nuk janë thjesht në një lidhje, por janë të fejuar! Madje, burimet kanë treguar foto nga fejesa e reperit, të cilën ai është munduar ta mbajë në fshehtësi të plotë.

Në fotot e fejesës çifti shfaqet duke vendosur unazat dhe prerë tortën ashtu siç e do zakoni. Filis ka zgjedhur të veshë  një fustan të kuq ndërsa reperi një këmishë të bardhë të kombinuar me pantallona të zeza./Blitz.al/

Komento
Shperndaje