Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ashtu si padashur Mateus Frroku pranoi se është në një lidhje. Kush është brunia bukuroshe që e shoqëron në Tv Klan?

Ashtu si padashur Mateus Frroku pranoi se është në një lidhje. Kush është brunia bukuroshe që e shoqëron në Tv Klan?
October 15
13:03 2019

Mateus Frroku ka qenë shpesh në qendër të lajmeve rozë sidomos pas statusit të beqarit. Vitin e kaluar ai i dha fund lidhjes 9-vjeçare me ish-partneren e tij dhe menjëherë portalet filluan ta ngacmonin për afrimitetin e tij me vajza të tjera.

Jo më vonë se dje këngëtari është ngacmuar në spektaklin “Dance With Me” se ka nisur një romancë të re.

Ishte Gentian Zenelaj ai që u shpreh në “Dance With Me” se këngëtari ishte lidhur me një vajzë që punon në “Tv Klan”.

“Flitet që ti në Klan me dikë je pleksur. Është e vërtetë? Thashethemet e “Klanit”, të restorantit…”

“Epo mirë atëherë, me këmbë të mbarë!”, është përgjigjur Mateusi pa dashur të japë më shumë detaje.

Burime për Blitz.al kanë zbuluar se partnerja e re e Mateus Frrokut është një brune bukuroshe. Ata janë parë shpesh në krah të njëri-tjetrit jo vetëm në ambjentet e Tv Klan por edhe jashtë.

Blitz.al ka kontaktuar me Mateusin për të marrë një prononcim mbi lidhjen e tij të re por ai ka refuzuar të tregojë më shumë duke u shprehur se përgjigjen e ka dhënë në programin e djeshëm. Pra goca, Mateusi është i lidhur, brunia bukuroshe e shoqëron kudo kështu që në listën e showbiz-it kemi një beqar më pak./Blitz.al/

Share