Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

As këtë vit nuk ka Nobel për Kadarenë, çmimi shkon për britanikun Ishiguro!

As këtë vit nuk ka Nobel për Kadarenë, çmimi shkon për britanikun Ishiguro!
October 07
11:55 2017

 

Edhe këtë vit, shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare nuk do të ketë mundësinë të çojë në shtëpi çmimin Nobel për Letërsinë, pavarësisht se vazhdimisht përflitet si pretendenti kryesor për të fituar.

Këtë herë fitues është shpallur autori britanik, Kazuo Ishiguro, firmën e të cilit mbajnë firmën e tij si “The Remains of the Day” dhe “Never Let ME Go”.

Menjëherë pas marrjes së lajmit, britaniku është shprehur se ndihet njëkohësisht, edhe i nderuar edhe i surprizuar nga kjo gjë edhe pse fillimisht ky lajm u mor si një “fakenews”.

Sipas jurisë suedeze, Ishiguro ia vlen të vlerësohet për novelat që zbulojnë lidhjet tona me botën përtej shqisës pamore dhe çdo vepër e tij karakterizohet nga një forcë e madhe emocionale.

Ishiguro ka studiuar shkrim krijues në Universitetin e Anglisë Lindore dhe novelën e parë e publikoi në 1982, “A Pale View of the Hills”.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë Kazuon dhe t’i urojmë Kadaresë fitoren vitin e ardhshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje