Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Artjola dhe Bruno do të ngrenë Pallatin e Kongreseve në këmbë, kjo është pak por e sigurt

Artjola dhe Bruno do të ngrenë Pallatin e Kongreseve në këmbë, kjo është pak por e sigurt
November 19
13:29 2016

Një nga këngët më të pëlqyera nga ky edicion i “Kënga magjike” është bashkëpunimi mes Brunos dhe Artjola Toskës, “Mirëmëngjes dashni”. Që në prezantimin e këngës tek “E diela shqiptare” u pa reagimi i publikut. Të gjithë në këmbë duke kërcyer e duartrokitur artistët. Skena e radhës do të jetë ajo e Pallatit të Kongreseve ku, siç u diskutua edhe mbrëmjen e djeshme te “Zonë e lirë”, do ta bëjë publikun të ngrihet në këmbë dhe Artjola e Bruno mezi po e presin këtë.

Deri tani është kënga më e dëgjuar e festivalit duke iu referuar klikimeve në Youtube, por cilin çmim do t’i rezervojë finalja këtij dueti që rezultoi kaq i suksesshëm? Artjola Toska falënderoi Flori Mumajesin, i cili ka intuitën se edhe një këngëtare e muzikës popullore mund të jetë pjesë e një festivali siç është “Kënga magjike”, duke i besuar asaj këtë bashkëpunim me Brunon. Intuita dhe ndjeshmëria që ka Flori ndaj asaj që dëshiron publiku qëlloi në shenjë. Edhe pse nuk do të jetë vetë pjesëmarrës, sërish do të ngrejë në këmbë Pallatin e Kongreseve.

“Mirëmëngjes dashni” do të fitojë çmimin e internetit, atë të këngës hit apo çmimin e parë? Do ta mësojmë më 10 dhjetor, në finalen e madhe të “Kënga magjike”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje