Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Artistja e njohur ndërkombëtare, për herë të parë koncert në Tiranë – nga Kozeta Kurti

Artistja e njohur ndërkombëtare, për herë të parë koncert në Tiranë – nga Kozeta Kurti
June 14
13:38 2018

Ayo, artistja e njohur e fillim viteve 2000, vjen për herë të parë në Tiranë mbrëmjen e 28 qershorit ne Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës, duke dhënë një frymemarrje me shumë në jetën artistike të kryeqytetit të shqiptareve.

Ayo ka spikatur për talentin e saj në muzikë si instrumentiste që në moshë të vogël, madje ka shkruar këngën e saj të parë në moshën 15 vjeçare kushtuar nënës së saj, ndërsa persa i përket shijeve muzikore është ndikuar nga Pink Floyd, Felw Kuti , Donny Hathaway, Jimmy Cliff, Bob Marley.

Albumi i saj i parë “Joyful” u regjistrua ne 2006, dhe prej 2007 turnet e saj anembanë botës nuk kane ndalur,

Albumi I dyte Gravity At Last  erdhi suksesshëm në 2008 duke qenë për një kohë të gjatë në top listen franceze dhe në ato  gjermane.

Albumi i tretë Billie Eve  ishte serish një sukses për Ayo-n kjo falë edhe bashkëpunimeve me emrat si Craig Ross  (kitarist i Lenny Kravitz), reperi Saul Williams, Matthieu Chedid dhe Gail Ann Dorsey.

E njohur dhe e pëlqyer për stilin reggae dhe soul Ayo do të performojë përpara publikut shqiptar  sukseset e saj si:

 

* “Life Is Real” (2006)

* “Down on My Knees” (2006)

* “And It’s Supposed to Be Love” (2007) (2008, US)

* “Help is Coming” (2007)

* “Slow Slow (Run Run)” (2008)

* “On aime, on aide” (2009)

* “Lonely” (2009)

* “I’m Gonna Dance” (2011)

* “I Want You Back” (2011)

* “Fire” (2013)

* “Fire” featuring Youssoupha(2013)

* “Who” (2014)

* “I’m a Fool” (2017)

* “Paname” (2017)

 

Komento
Shperndaje