Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Artisti që prej dy dekadash na ka dhuruar hite

October 13
11:58 2016

 

flori_1447237338-9833055

Flori Mumajesi është një ndër këngëtarët më të suksesshëm dhe të pëlqyer për publikun shqiptar. Prej vitesh tashmë pjesë e tregut muzikor, Flori i ka dhuruar shumë hite publikut dhe fansave të tij. Të shumtë janë ata që në këngët e tij gjejnë një histori të tyre. Edhe pse vitet kalojnë, ato ende dëgjohen dhe këndohen me zë të lartë.
Mëngjesin e sotëm, këngëtari dhe producenti ka shpërndarë në Instagram një fotografi shkëputur nga vitet e para të karrierës së tij.
Në të Flori shfaqet duke interpretuar në skenë.
“Me zemër prej dy dekadash”,- shkruan Flori në Instagram.
Prej 20 vitesh tashmë Mumajesi vazhdon të na dhurojë këngë të bukura. Ashtu si edhe ai shkruan, me zemër e me pasion, përveç muzikës Flori do të vijojë të na përcjellë emocione dhe hite./Blitz.al/a

Me zemer prej 2 dekadash.

A photo posted by Flori✅ (@iamflorimumajesi) on

Shperndaje