Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Artisti kosovar do të bëhet baba

September 14
15:05 2016

Këngëtari i njohur Genc Salihu dhe bashkëshortja e tij Kaltrina do të sjellin në jetë një fëmijë.

Lajmi është zbuluar “aksidentalisht” ndërkohë që këngëtari në shoqërinë e bashkëshortes ishte duke shkuar në banesën e tij, por është ndaluar nga policia. Genci jeton në një apartament në qendër të Prishtinës, shumë pranë vendit ku ndodhi përplasja me armë zjarri mes dy reperave, Noizy dhe Cozman, pasditen e djeshme. Uniformat blu kanë  rrethuar vendin e ngjarjes dhe kanë bllokuar rrugën për kalimtarët për shkaqe sigurie.

Sipas Magazina.al, Genci ka insistuar të kalojë me arsyetimin se bashkëshortja tij është shtatzënë dhe është lodhur duke pritur në këmbë. E pra, nga e gjithë kjo histori sherri u zbulua një lajm i mirë./Blitz.al/

Shperndaje