Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Artistët që janë “rikthyer” bashkë

Artistët që janë “rikthyer” bashkë
October 26
12:57 2016

Ndodh shpesh që bashkëpunimet të priten mirë nga publiku, duke qenë se fansat e secilit artist bëhen bashkë për t’i mbështetur. Kohët e fundit ka pasur shumë bashkëpunime të suksesshme mes artistëve, por ka nga ata që pas suksesit të parë janë kthyer sërish me njëri-tjetrin për të sjellë një tjetër hit mes tyre.

Është strategji e mirë për sukses apo miqësi që funksionon edhe në muzikë, kjo pak rëndësi ka. E rëndësishme është që ata janë pëlqyer në këto bashkëpunime, gjë që i ka bërë të kthehen sërish bashkë.

Pas “Beso”, Elvana dhe 2Po2 bashkuan edhe një herë forcat për të sjellë “Lejla”. Në këtë bashkëpunim të fundit mes tyre është edhe Capital T.

Flori dhe 2Po2 dhe vajza e tyre e “çmendur” tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, arsye shumë e mirë kjo për të sjellë të tjera hite mes tyre, siç janë “Gjithë jetën” dhe “Gone Girl”.

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula u përfolën për një marrëdhënie mes tyre që pas bashkëpunimit të parë “Po m’pëlqen”, gjë që u konfirmua më pas. Sollën një tjetër bashkëpunim gjatë kohës që ishin bashkë, “Tonight”, si dhe një tjetër kur ishin të ndarë dhe mbetën miq, “Got Ur back”.

Tuna dhe Cozman suksesin më të madh mes tyre e patën me “Fenix” e më pas erdhi një tjetër bashkëpunim mes çiftit, që në atë kohë ishin në një marrëdhënie dashurie, “Holla”.

Noizy dhe Çiljeta po ashtu janë rikthyer me njëri-tjetrin pas “Gangsta Love”. Ata sollën një tjetër histori dashurie në muzikë me titull “Më shumë se dollar”.

Suksesi i “Tavolinës” së Lumi B, Ledrit dhe Ermal Fejzullahut u pasua me një tjetër sukses, që u dha edhe çmimin e parë në “Top Fest” me “Shko”.

Adrian Gaxha sukseset i ndan me Florianin dhe Lindon. “Ngjyra e kuqe” dhe “Kalle” e bënë që t’i zgjidhte sërish në bashkëpunim këngëtarët.

Getoari dhe Majk po ashtu sollën një këngë e cila tërhoqi vëmendjen menjëherë, “S’jena mo”, pas së cilës shijuan një tjetër bashkëpunim të suksesshëm mes tyre me titull “Ajo”.

Mc Kresha dhe Lyrical Son janë thuajse të pandarë… Kanë shumë këngë të suksesshme së bashku, gjë që u pëlqen edhe fansave të tyre.

Komento