Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Artiola Toska rrëfen se si nuk u pranua në Liceun Artistik

Artiola Toska rrëfen se si nuk u pranua në Liceun Artistik
November 18
22:18 2016

Një nga zërat më të bukur të muzikës sonë qytetare, Artiola Toska, ishte një nga ftuarat e “Zonë e lirë”, mbrëmjen e sotme bashkë me Brunon, për bashkëpunimin e tyre të re “Mirmëngjes dashni”.

Në një segment të emisionit, Arjola ka treguar për “dramën” e saj të parë në jetë: ikja nga Liceu Artistik. Në të vërtetë, këngëtarja e njohur nuk ka ikur nga liceu, por nuk ka arritur të hyjë në listat e nxënësve sepse, sipas saj: “Aty funksiononte miku! Fillimisht dola e 3-ta, por pastaj kalova e 12-ta e kështu përfundova në gjimnaz”.

Por pavarësisht kësaj, kjo nuk e ka ndaluar artisten “tironce” të arrijë majat e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje