Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Artileria e rëndë” e vajzave të showbiz-it shqiptar është më e frikshme nga sa mendoni

“Artileria e rëndë” e vajzave të showbiz-it shqiptar është më e frikshme nga sa mendoni
July 31
15:27 2017

Është një shprehje shumë e njohur që madje qarkullon edhe si “meme” në rrjete sociale: “Diamantet janë shoqet e ngushta të vajzave”. Dhe me të drejtë. Por ka diçka këtu: jo për të gjitha vajzat!

Ka nga ato të cilat nuk janë të fiksuara pas diamanteve, por ama janë të fiksuara pas “artilerisë së rëndë” dhe jo, mos hapni panik sepse nuk flasim për armë të ftohta por për makinat. Disa nga vajzat e showbiz-it shqiptar e kanë vërtetuar shprehjen se në fakt makinat luksoze janë miqtë më të mirë të vajzave dhe ato i reklamojnë makinat e tyre në foto apo video që postojnë vazhdimisht në rrjete sociale.

Në këtë artikull do t’ju tregojmë disa prej makinave që ngasin vajzat e showbiz-it shqiptar dhe do t’ju tregojmë me përafërsi shifrat e këtyre mjeteve, të cilat duhet thënë se janë më të frikshme nga sa mendoni.

Gjithsesi, këto vajza duken mjaft bukur në makinat e tyre dhe fakti që ne të tjerët i kemi zili nuk duhet t’i bëjë ato të mos i gëzojnë, kështu që vajza “gazin në fund” dhe bëni qejf me “lodrat” tuaja!

  • Makina që së fundmi ka reklamuar Morena Taraku në Instagram është një “Porche Panamera” model i vitit 2016, që me një kërkim të thjeshtë në Google arrin të shohësh se minimalisht shkon te 85.000 dollarë.

  • Në nëntor të vitit të kaluar, Era Istrefi lajmëroi në profilin e saj në Instagram makinën e saj më të re tip “Range Rover”, edhe pse kohët e fundit ajo është parë me makina më të shtrenjta. Vlera e këtij “Range Rover” shkon më shumë se 60.000 dollarë në rast se ka edhe opsione të tjera të shtuara përveç atyre bazë.

  • Lori Hoxha, edhe pse është bërë ambasadore e brandit “Jaguar” dhe i është dashur të ngasë disa prej tyre, ka pranuar në intervistën me Kelvi Kadillin se ajo tashmë nget një “Mercedez Benz S Class Coupe”, që shkon minimalisht 120,000 dollarë nëse nuk shtohen të tjera opsione. Mos të harrojmë se Lori është nga të paktët persona që kanë në pronësi një makinë “Lamborghini”, e cila është ndër më të shtrenjtat në botë.

  • Në shkurt të këtij viti, Adelina Tahirit i bënë një surprizë të këndshme, ku fshihej një makinë e tipit “Porsche Macan”, e cila kushton rreth 50.000 dollarë në modelin e saj fillestar.

  • Aurela Hoxha, siç edhe e pamë në intervistën me Kelvi Kadillin, nget një makinë të tipit “Audi A3” me interior të kuq flakë, që në fakt asaj i shkon shumë. Ky tip makine shkon rreth 30.000-35.000 dollarë me një kërkim në internet.

  • Edhe Nora Istrefi është një nga vajzat e showbiz-it që i ka mirë marrëdhëniet me makinat. Ajo prej kohësh nget një “BMW X3”, e cila kushton rreth 32,000 euro.

  • Inis Gjoni nget një makinë luksoze “Range Rover” ngjyrë të zezë, që tashmë ka disa vite në përdorim dhe sërish në treg mund të gjendet me çmimin 60,000 dollarë.

 

Komento
Shperndaje