Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arti i drejtohet vëllait Dren Abazi: “Kënga jote të vë në gjumë.”

Arti i drejtohet vëllait Dren Abazi: “Kënga jote të vë në gjumë.”
May 23
19:30 2016

Ditën e djeshme, këngëtari nga Kosova, Dren Abazi lançoi videon e tij më të re të titulluar “Lamtumirë”, që në fakt është një ‘remake’ i këngës me të njëjtin titull, e këngëtarit Muharrem Qena. Një homazh tepër i ndjerë ky nga Dreni, që është pritur shumë mirë nga dëgjuesit, të cilët e kanë komplimentuar.

Interesant dhe i çuditshëm në të njëjtën kohë, është komenti që Art Abazi, vëllai i Drenit i ka bërë këngës teksa e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, në sekondën e 48-ë kënga të vendos në gjumë, e s’mund ta dëgjosh kurrë deri në fund!
E kush mund ta priste një koment të tillë? Të jetë vërtetë ky mendimi i vëllait, për interpretimin e të vëllait? Apo ndoshta Arti ka zgjedhur këtë formë kaq ‘moderne’ për të reklamuar këngën e Drenit me shaka, sa ne nuk mund ta kuptojmë dot?
Po Dreni vallë, çtë ketë menduar për fjalët e Artit?

 

Art Abazi Status

Etiketimet
Shperndaje