Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Artan Fuga drejtuar RTSH-së: “Më kujton dhjetorin 1981, ku transmetonte këngë festavali në vrasjen e kryeministrit”

Artan Fuga drejtuar RTSH-së: “Më kujton dhjetorin 1981, ku transmetonte këngë festavali në vrasjen e kryeministrit”
July 21
17:33 2016

Në një ditë intensive si kjo e sotmja, ku pritet të votohet reforma në drejtësi nga parlamentarët shqiptarë, akademiku i njohur ka përdorur rrjetin social Facebook për të shkruar një status drejtuar Radiotelevizionit shqiptar:

“Uauaua : Të gjitha televizionet dhe mediat e Shqipërisë e kanë përqëndruar vëmendjen non stop te tragjikomedia që po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë, ku luhen fatet e demokracisë shqiptare, kurse Radiotelevizioni shqiptar, media jonë publike, jep në ekran rrethin ciklistik të Francës.

Në vend të bëhej zëri i qytetarëve për të shprehur gjykimet e tyre për drejtësinë që ata duan.

Më kujtohet 17 dhjetori 1981 kur kryeministri shqiptar vrau veten dhe televizioni i propagandës totalitare transmetonte këngë nga festivali i Gjirokastrës.

Cfarë drame!!!”

Komento
Shperndaje