Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arta Bajrami humb një njeri të shtrenjtë

Arta Bajrami humb një njeri të shtrenjtë
October 19
17:25 2017

Ditën e sotme këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka humbur një njeri të dashur. Babai i këngëtares është ndarë nga jeta. Familjarët e kanë çuar gjatë ditës në spital pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Lajmin e hidhur për humbjen e të atit Arta e ka ndarë dhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. I njoftoj të gjithë se babai im Zejnullah Bajrami sot ka ndërruar jetë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në kohën e drekës.” – shkruan Bajrami.

Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes. /Blitz.al/

 

Shperndaje