Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arsyeja përse Robert Aliaj i ka gjithnjë thonjtë të lyer lidhet ngushtë me marrëdhënien me vajzën e tij

Arsyeja përse Robert Aliaj i ka gjithnjë thonjtë të lyer lidhet ngushtë me marrëdhënien me vajzën e tij
November 22
17:55 2017

Ai gjithnjë është konsideruar një nga personazhet më të veçantë që ka Shqipëria, një artist i vetmi në llojin e tij. Prej vitesh ne e shohim si anëtarin  e jurisë së “Dance With Me” .  Aliaj ka promovuar albumin fotografik të quajtur “Tirana Horizontale” për të cilin ka qenë i ftuar dhe pak minuta më parë për ta diskutuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Një nga gjërat që bie më shumë në sy kur e sheh Robertin është stili i tij ndryshe në të veshur dhe thonjtë e lyer. Për këdo që ka menduar se përse ai i mban gjithnjë të lyer, ka një arsye që shkon përtej përkujdesjes për imazhin apo dëshirës për t’u dukur bukur.

Aliaj rrëfeu se në fakt ai nuk i lyen vetë, por e adhuron këtë proces pasi e bën vajza e tij, Gala me të cilën ai ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Pa frikë mund të themi se ajo është pika e tij e dobët, jo vetëm vajza por edhe një mike shumë e mirë. Detaje të tilla nga një marrëdhënie babë e bijë janë tejet të veçanta dhe të bukura./Blitz.al/

Shperndaje