Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arsyeja mbresëlënëse se pse Alicia Keys ka hequr dorë nga make up-i

June 03
11:19 2016

Nëse e keni parë performancën e Alicia Keys në finalen e Champions League, mund ta keni vënë re se ajo nuk kishte vendosur aspak make up. Duke marrë parasysh se kanë qenë rreth 380 milionë njerëz që e kanë parë këtë dalje të saj, duket se është një veprim shumë i guximshëm.

Mirëpo, edhe pse të gjithë e vunë re këtë ndryshim të sajin, askush nuk dinte arsyen që fshihej pas kësaj sepse kurrsesi nuk mund të ishte pakujdesi. Në një rrëfim të fortë dhe të sinqertë, Alicia Keys ka treguar se si për vite me radhë ajo është munduar të sillet ashtu siç shoqëria ka dashur që ajo të sillet, duke u ndier e imponuar nga normat dhe moralet shoqërore.

“Të gjithë arrijmë një pikë në jetë, sidomos ne femrat, që duam të bëhemi perfekte. Unë personalisht fillova të kthehesha në një kameleon, asnjëherë nuk i kam treguar publikut se kush jam vërtet, sepse kam qenë gjatë gjithë kohës në ndryshim të vetes vetëm sepse kështu më bënte përdorimi masiv i make up-it”, – është shprehur Alicia Keys.

“Nuk dua më të fshihem. As të fsheh mendjen time, as mendimet, as ëndrrat, as vështirësitë, as fytyrën, asgjë”, – ka thënë ajo me tone të forta.

Për albumin e saj të ri, “In Common”, Alicia Keys është fotografuar nga Paula Kudacki pa përdorur make up.

“Ju betohem që tani ndihem shumë më e fortë, më e lirë dhe shumë më e bukur”, – ka përfunduar këngëtarja Keys.

Shperndaje