Blitz

 Breaking News

Arsyeja e vërtetë pse Princi Harry dhe Meghan Markle hoqën dorë nga pozicionet në falmijen mbretërore

Arsyeja e vërtetë pse Princi Harry dhe Meghan Markle hoqën dorë nga pozicionet në falmijen mbretërore
January 16
11:57 2020

Padyshim që largimi I Princit Harry dhe Meghan Markle nga pozicionet e tyre, si pjestarë të rëndësishëm të familjes mbretërore, është një prej lajmeve më të komentuar dhe më interesantë të fillimit të 2020-ës.

E kur mendohet se çeshtja ka filluar të mbyllet, sidomos pas mbështetjes në parim që morën nga monarkia, detaje të reja dalin orë pas ore, që tregojnë më shumë në lidhje me shkakun e vërtetë pas këtij vendimi.

Revista “People” është e fundit që ka publikuar një raport, ku shpjegohet se çifti i Sussex, në fakt e kishin menduar prej kohësh largimin nga jeta mbretërore. Dhe arsyeja kryesore është ardhja në jetë e djalit të tyre, Archie Harrison.

Kur Archie lindi në majin e 2019-ës, bëri që Meghan dhe Harry të kuptonin se donin një jetë më “normale”, edhe pse e dinin se me këtë vendim, do të “godisnin butonin e bombës nukleare” brenda familjes, që është një fjali e cituar nga artikulli i “People”, për çdo rast…

Një burim për këtë media tha se ishte Meghan ajo që e kishte ndryshuar mënyrën e të menduarit të Harry-t, megjithatë e vërteta mund të jetë ndryshe. Princi prej kohësh ka dashur që të bëj një ndryshim në jetesën dhe pozicionin që kishte dhe asnjëherë nuk është detyruar nga bashkëshortja e tij për të bërë diçka që nuk donte.

Kur Meghan i bëri të ditura qëllimet që kishte, ai i pranoi menjëherë”- shkruan “People”. E kur Archie erdhi në jetë, fokusi i dukëve të Sussex ndryshoi tërësisht, dhe gjithçka për të cilën mund të mendonin ishte mirëqënia e familjes së tyre të vogël.

Dhe e gjitha më pas solli pikërisht njoftimin që ndoshta e keni lexuar, ndoshta jo, nëse e keni humbur ja ku e keni:

 

View this post on Instagram

 

“After many months of reflection and internal discussions, we have chosen to make a transition this year in starting to carve out a progressive new role within this institution. We intend to step back as ‘senior’ members of the Royal Family and work to become financially independent, while continuing to fully support Her Majesty The Queen. It is with your encouragement, particularly over the last few years, that we feel prepared to make this adjustment. We now plan to balance our time between the United Kingdom and North America, continuing to honour our duty to The Queen, the Commonwealth, and our patronages. This geographic balance will enable us to raise our son with an appreciation for the royal tradition into which he was born, while also providing our family with the space to focus on the next chapter, including the launch of our new charitable entity. We look forward to sharing the full details of this exciting next step in due course, as we continue to collaborate with Her Majesty The Queen, The Prince of Wales, The Duke of Cambridge and all relevant parties. Until then, please accept our deepest thanks for your continued support.” – The Duke and Duchess of Sussex For more information, please visit sussexroyal.com (link in bio) Image © PA

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on Jan 8, 2020 at 10:33am PST

Sado që ky vendim mund të ketë tronditur monarkinë më të madhe në botë, është për të mirën e një fëmije të vogël, kështu që është gjëja e duhur, sipas nesh të paktën… /Blitz.al/

Share