Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arsyeja e ndarjes së Jennifer Lopez? Ai e kishte tradhtuar…

Arsyeja e ndarjes së Jennifer Lopez? Ai e kishte tradhtuar…
October 17
10:58 2016

Jennifer Lopez nuk është më në një lidhje me Casper Smart dhe për këtë ka një arsye të fortë.

Një burim ka pohuar se arsyeja e ndarjes së këngëtares nga balerini është tradhtia. Jennifer ka zbuluar se Casper e ka mashtruar dhe tradhtuar atë.

“Ajo e zbuloi që ai po e tradhtonte. Kjo ka ndodhur dy vite më parë dhe ai i premtoi që nuk do ta bënte kurrë më.  Megjithatë e bëri përsëri dhe gjithçka mori fund”,- është shprehur një burim.

Burimi shprehet se balerini po bën gjithçka mundet për të marrë veten nga kjo situatë.  Ai i është përgjëruar asaj të rikthehen, por Jennifer ka refuzuar.

“Ai thotë se ka ndryshuar, se është një njeri  ndryshe, edhe pse kohët e fundit faktet tregojnë të kundërtën. Gjatë disa xhirimeve në Meksiko, Smart është shfaqur në shoqërinë e disa balerinave  dhe nuk po sillej si një njeri që po përpiqet të ndryshojë”. Në muajin gusht u pohua se Jennifer dhe Casper i kishin dhënë fund lidhjes në mënyrë miqësore  dhe të afërm të tyre u shprehën se  fundi kishte ardhur natyrshëm./Blitz.al/

Shperndaje