Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet për prostitucion motra e Mariah Carey

Arrestohet për prostitucion motra e Mariah Carey
August 28
11:20 2016

Motra e divës së popit, Mariah Carey-t, është arrestuar nën akuzën e prostitucionit të premten. Policia ka thënë se kush ka pasur marrëdhënie me këtë grua duhet të vizitohet te mjeku sepse ajo vuan nga HIV. Alison Carey u arrestua  për përfitim parash në këmbim të favoreve seksuale pas një hetimi të fshehtë.

Shefi i policisë ka thënë se kur u arrestua ajo u prezantua si motra e këngëtares, e cila ka qenë në listën e 20 femrave më të pasura.  Alison gjente klientët nëpërmjet internetit. Ajo postonte foto të ndryshme në të cilat shkruante: “Jam një zonjë e bukur në kërkim për djem që duan argëtim dhe kënaqësi. Këto mund t’jua ofrojë vetëm një grua me aftësi”.

Ajo u dënua nga gjykata me burg ose mund të përfitojë lirinë me kusht nëse paguan 1000$./Blitz.al/

Shperndaje