Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet autorja dhe skenaristja e RAI-t, kërcënonte ish-ambasadorin e BE në Shqipëri

Arrestohet autorja dhe skenaristja e RAI-t, kërcënonte ish-ambasadorin e BE në Shqipëri
October 04
10:09 2019

Policia italiane ka arrestuar skenaristen dhe autoren e njohur të RAI-t, 41-vjeçaren Valentina Pizzale, pasi akuzohet se ka kërcënuar dhe shantazhuar Ettore Seuqi-n, diplomat i njohur, i cili ka shërbyer dhe në vendin tonë si ambasador i BE-së.

Mediat italiane raportojnë se 41-vjeçarja i ka bërë ish-ambasadorit një telefonatë natën vonë, duke i thënë: “Do t’i tregoj të gjitha dhe do të të shkatërroj”. Dhe ky është vetëm një ndër mesazhet që Pizzale i ka dërguar politikanit Sequi, i cili prej muajit shtator është bërë pjesë e kabinetit të qeverisë italiane.

Gjithashtu mediat shkruajnë se në vitin 2017, 63-vjecari dhe skenaristja kishin pasur një lidhje të shkurtër, por që ishte mbyllur shpejt. Ai kishte tentuar ta mbante larg vëmendjes publike tensionin që pasoi këtë mbyllje të raportit, por u detyrua të denonconte, pas kanosjeve të vazhdueshme që i bënte ish-partnerja. Sic bëhet me dije, Valentina donte që të vijonte raportin me Sequi-n, gjë që ai nuk e donte më.

Situata u bë bërë kritike në kohen kur Sequi u kthye nga Pekini e u vendos në Rome dhe çështja mori rrugën ligjore. Ndërkohë, raportohet se pas arrestimit skenaristja 41-vjeçare është lënë në arrest shtëpie dhe aktualisht ajo nuk mundet të komunikojë me asnjë, madje as nuk mund të përdorë mediat sociale. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje