Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet aktorja Shailene Woodley

Arrestohet aktorja Shailene Woodley
October 11
14:07 2016

Aktorja e njohur për rolin e saj në filmin “The fault in our stars”, Shailene Woodley, është arrestuar  gjatë kohës që po protestonte kundër shtrimit të tubacioneve në Dakota, përmes të cilëve do të kalojnë hidrokarbure të ndryshme. Sipas përfaqësuesit të saj, aktorja është liruar nga burgu “Morton County” i Dakotës Veriore. Ditën e hënë, Dakota ka dalë në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e një gazsjellësi, që parashikohet të përshkojë 4 shtete. Aktorja është kujdesur të dokumentojë një pjesë të protestës.

“Unë thjesht isha duke ecur, ata më kapën prej xhakete dhe më thanë që nuk më lejohej të vazhdoja më. Kishin armë zjarri dhe shkopinj gome në duar dhe nuk më linin të shkoja”,- ka treguar Woodley në video.

Kur aktorja po përpiqej të bënte një pyetje, polici iu përgjigj se nuk mund t’i kthente përgjigje dhe se do ta arrestonin për shkelje penale.

Aktorja vazhdonte të pyeste se pse ishte e vetmja që po arrestohej  dhe policët i janë përgjigjur sepse ajo ishte e vetmja protestuese e identifikuar.

Pas Woodley-it u arrestuan edhe njëzet e gjashtë persona të tjerë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje