Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arratisje romantike në Itali? Ja përse duhet të shkoni patjetër tek ky vend siç bënë Marina & Getoari!

Arratisje romantike në Itali? Ja përse duhet të shkoni patjetër tek ky vend siç bënë Marina & Getoari!
July 11
10:00 2018

Marina dhe Getoari kanë nisur zyrtarisht pushimet. Çifti ka zgjedhur për momentin Italinë dhe këtë e kemi kuptuar nga fotot që ata kanë postuar në Instagram direkt nga Firenze. Por çfarë e bën kaq të veçantë këtë destinacion që zgjodhën Marina dhe Geti?

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Jua themi ne: restoranti ku ata darkuan, “Sabatini” i cili prej 100 vitesh është ndër më të mirët në Itali.

Sabatini me më shumë se njëqind vjet histori ka qenë gjithmonë në zemrën e lashtë të qytetit, disa hapa nga Duomo i Firences. Restoranti Sabatini ka kaluar tashmë shekullin e jetës. Restoranti u hap në vitin 1914 në rrugën Valfonda, pranë stacionit aktual që u ndërtua gjatë periudhës fashiste. Për këtë arsye, për vite me rradhë ka qenë restoranti i vetëm në Itali i lidhur dhe i mbrojtur plotësisht nga Departamenti i Arteve të Bukura.

Hyrja në Sabatini është e barabartë me kalimin e më shumë se një shekulli të historisë ndërkombëtare. Artistët, politikanët, aktorët kanë diskutuar, janë frymëzuar, kanë dashur brenda mureve të këtij vendi. Këtu janë disa emra prestigjozë që kanë “shkelur bordin” e Sabatini-t legjendar të atyre viteve: mjeshtri Arthur Rubinstein (pianist i famshëm klasik i Teatro Comunale që gjithmonë donte tryezën në mes të sallës), poeti Eugenio Montale i cili u strehuan aty çdo herë që vizitoi qytetin e Dantes), Luigi Einaudi, Presidenti i dytë i Republikës Italiane (por edhe prodhuesi i verërave të bukura, të cilët gjithmonë e zgjodhën këtë restorant si oazë e tij në qytet).

Dhe përsëri Fred Astaire, Presidenti Nixon deri tek Maestros Riçardo Muti dhe Zubin Metha, yjet si Madonna dhe Sting, aktorët si Juliette Greco, Paul Newman, Alain Delon, Denzel Washington … lista është shumë e gjatë, kalimi nëpër albumin e prezencës është si lundrimi me kalimin e kohës.

“Sabatini” është i vetmi restorant në botë i specializuar në gatim me flakë (flambé). Një përvojë unike të cilën Marina dhe Getoari patën shansin ta shijojnë mbrëmjen e djeshme dhe nëse ju bie rruga, duhet me patjetër ta provoni edhe ju.

Çmimet? Të larta, por për një eksperiencë kulinarie që vjen një herë në jetë, menaxherët e restorantit thonë se as nuk duhet të mendoheni dy herë për të harxhuar disa para për të marrë këtë shije.

 

 

Komento
Shperndaje