Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arratisja romantike e Selena Gomez dhe The Weeknd e ka faturën 250 mijë dollarë

Arratisja romantike e Selena Gomez dhe The Weeknd e ka faturën 250 mijë dollarë
February 01
08:36 2017

Epo, ka raste kur dashuria të bën të harxhosh 250 mijë dollarë vetëm për pak ditë në një arratisje romantike në Itali.

Selena Gomez dhe The Weeknd kaluan një kohë të bukur në Firence gjatë fundjavës duke bërë të gjithë mediat të flasin për ta. Dhomat ku çifti qëndroi kanë kushtuar diku te 10,000 dollarë/nata sepse çifti ka preferuar dhomën më ekskluzive të hotelit. Ndërkohë që vetëm një vizitë në Galerinë e Arteve i ka shkuar diku te 240 dollarë një tjetër shërbim që ata kanë marrë ka qenë limuzina përgjatë gjithë kohës që kanë shëtitur atje.

Për të mos llogaritur më pas të gjitha shpenzimet e restoranteve më të mira ku janë ulur për të ngrënë vaktet, ndërkohë që 205,000 dollarë ka kushtuar vetëm avioni privat që ata kanë përdorur për të ikur dhe për t’u kthyer nga Italia. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje