Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arratisja e përbashkët e VIP-ave shqiptarë

Arratisja e përbashkët e VIP-ave shqiptarë
October 26
13:10 2016

Shumë nga personazhet e showbiz-it shqiptar zgjedhin destinacione të njëjta për të shijuar pushimet e tyre. Vitin e kaluar mund të themi se ishte në “modë” të kaloje pushimet në Itali, në Capri dhe personazhet si Aurela Hoxha, Endrit Mërtiri, Xhensila Myrtezaj, Luana Vjollca e shumë të tjerë i rezervuan pushimet e tyre në të njëjtin vend.

Këtë verë vëmendjen e tyre e kanë tërhequr ishujt grekë, konkretisht Santorini. Rrjetet sociale të personazheve si Dafina Zeqiri, Afërdita Dreshaj, Luana Vjollca, Viola Spiro, Arbana Osmani e shumë të tjerë u mbushën me foto të bukurive të ishullit grek dhe mund të themi se Santorini ishte destinacioni kryesor për verën e vitit 2016. Në sezonin e vjeshtës, shumë nga figurat e ekranit shqiptar kanë zgjedhur sërish “modën” e radhës. Ditët e fundit, Elita Rudi, reperi Gjiko, Ronela Hajati, Young Zerka, Marina Vjollca e Getoar Selimi kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushime në Turqi. Tashmë është kthyer në trend që shumë nga personazhet e showbiz-it shqiptar të zgjedhin të njëjtin destinacion për pushimet e tyre./Blitz.al/

elita gjiko marina ronela

yong-zerka

Komento
Shperndaje