Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arnold Schwarzenegger trembet nga një…elefant!

Arnold Schwarzenegger trembet nga një…elefant!
June 02
18:54 2016

Arnold Schwarzenegger është i njohur për dhjetëra role në filma aksion përgjatë gjithë karrierës së tij, por ky incident teksa aktori eksploronte jetën e egër në Afrikë është më i frikshëm sesa filmat e tij.

Ai ka publikuar, ditën e djeshme, një video në Twitter teksa gjendej në Afrikë, por diçka ka ndodhur: një elefant i egër e ka ndjekur për ta goditur.

E vetmja gjë që mund të dëgjohet në video është “Oh sh*t!”

Arnold-i e ka shoqëruar vidoen me shkrimin: “Nuk do ta bëja më mirë edhe sikur të ishte skenar filmi. Disa nga ne duhet të ndërrojnë pantallonat.

Shkrepni foton, jo armën!”

Kemi besimin se Schwarzenegger nuk do ta shohë Afrikën për një kohë të gjatë.

Etiketimet
Shperndaje