Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Armina Mevlani, tanimë edhe stiliste

Armina Mevlani, tanimë edhe stiliste
September 01
12:33 2016

Armina Mevlanin jemi mësuar ta shohim në rolin e një miss-i, prezantueseje, drejtueseje biznesi dhe blogger-eje, por asnjëherë në rolin e një stilisteje.

Ajo ka postuar para pak minutash në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me një fustan mëndafshi, ngjyrë të gjelbër, shoqëruar me një “cardigan” ngjyrë bezhë, të gjitha të stiluara nga vetë blogger-ja. Këtë e ka bërë të ditur vetë Armina, e cila shkruan: “Foto nga darka e mbrëmshme. Fustan mëndafshi dhe “cardigan” i dizenjuar nga unë”.

Mund të themi se ajo e ka marrë seriozisht stilimin, pasi edhe herë të tjera ka postuar në SnapChat foto dhe video, ku tregon të njëjtin fustan.

Ndoshta në të ardhmen nuk do ta shohim Arminën thjesht si blogger-e, por edhe si krijuese të një koleksioni të saj me veshje. /Blitz.al/

From yesterdays #dinner ! #silk dress and cardigan designed by me. Sandals from @delirium.shopalbania

A photo posted by Armina Mevlani(official) (@armina_mevlani) on

Shperndaje