Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Armina Mevlani: Tani që familja më pranoi, jemi gati për dasmën

Armina Mevlani: Tani që familja më pranoi, jemi gati për dasmën
April 02
11:56 2016

E ftuar në emisionin “Oktapod”, bukuroshja Armina Mevlani, ndër të tjera, ka folur për marrëdhënien e saj me Shkëlzenin dhe me anëtarët e tjerë të familjes Berisha.

“Lidhja ime me Shkëlzenin është e qëndrueshme dhe ne do të ndjekim hapat normalë drejt kurorëzimit të saj… por pa u nxituar”, – tha ajo.

Sipas blogeres, marrëdhënia e tyre, që ka hyrë në vitin e 4-t, sa vjen e konsolidohet dhe tashmë edhe prindërit e Shkëlzenit kanë krijuar konfidencë me të.

E pra, ajo tashmë i përgjigjet pa hezitim një prej pyetjeve që mediat rozë kanë bërë shpesh. Mesa duket, mbrëmja e një jave më parë e kaluar krah Shkëlzenit, Sali dhe Liri Berishës e ka forcuar më shumë marrëdhënien, ndoshta i ka dhënë shtysë asaj të jetë e bindur për hapat që do të hedhë në çift.

Përveç kësaj, Armina ka folur edhe për pasionin e saj për modën, ku si për të hedhur poshtë zërat se pjesëmarrja e saj në evente të rëndësishme ishte me pagesë, ka shpjeguar se pjesëmarrja e saj ka qenë falë punës dhe aplikimeve të vazhdueshme për disa vjet me radhë.

Ajo gjithashtu shprehet e lumtur se shumë të reja, shqiptare dhe të huaja, i shkruajnë apo e takojnë në dyqan për t’i kërkuar këshilla rreth veshjes.

Komento
Etiketimet
Shperndaje