Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Armina Mevlani, pjesë e “Best Street Style” në Javën e Modës në Milano

September 26
12:57 2016

...

Blogerja Armina Mevlani prej disa ditësh ndodhet në Milano për një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e modës, Milano Fashion Week.

Faqja “The impression” ka publikuar disa foto “Best Street Style” të vajzave që kanë qenë të pranishme gjatë Javës së Modës në Milano. Pjesë këtyre fotografive ka qenë edhe modelja Armina Mevlani.

Dy foto të sajat me një veshje të kuqe dhe pantallona të shkurtra xhins janë përfshirë në listën e veshjeve më të mira. Ka qenë vetë Armina ajo që ka dashur ta ndajë këtë lajm me të gjithë ndjekësit e saj, duke shkruar:

“Krenare që jam pjesë e “Best Street Style” në Milano Fashion Week”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje